Pamjet video të kameras trupore të një oficeri policie që shpëton një foshnje 2 muajshe janë bërë virale në rrjet.
Ky është momenti kur polici mbërrin me shpejtësi pas një thirrje emergjente të një gruaje, bebi i të cilës kishte ndaluar së marri frymë. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë pasi polici arriti ta risjellë në jetë foshnjen.
Ngjarja ndodhi në Michigan të Amerikës dhe është bërë publike ditën e djeshme.

