Një grup instruktorësh noti në Hong Kong janë përballur me një pamje mjaft të veçantë të një balene, e cila rrallëherë mund të shihet në këtë rajon.
Balena në pamjet e publikuara nga BBC, besohet se i përket species “Balaenoptera brydei”, e cila ka një metodë mjaft të pazakontë kur ushqehet. Balena Bryde hap gojën e saj masive për t’u ushqyer me peshq të vegjël që mbeten në atë që njihet si ‘baleen’, një paletë me thekë në gojën e krijesës, e cila shërben si një “kurth” ku mbetet ushqimi.

