Video, pamjet e rralla të një balene të bardhë

Disa qytetarë në brigjet e Tajlandës kanë filmuar krejt rastësisht pamjet e një balene Omura krejtësisht të bardhë. Video tregon momentin kur balena noton pranë mjetit lundrues të turistëve të cilët kanë filmuar mundur të filmojnë një prej specieve më të rralla.

Hera e parë që një balenë Omura e bardhë është filmuar ndonjëherë, ka qenë në vitin 2015. Video e mësipërme bëri që ekspertët marinë të Tajlandës të nisnin kërkimet për të gjetur balenën. Edhe pse u gjetën specie të balenës Omura, biologët nuk mundën dot të lokalizojnë balenën e bardhë.