Video, për të festuar 50 vjetorin e martesës, fermeri mbjell 1.2 milionë luledielli për të shoqen

Një fermer në SHBA i quajtur Lee Wilson ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të surprizuar të shoqen në 50 vjetorin e tyre të martesës. Me ndihmën e djalit të tij, fermeri ka arritur të mbjellë një fushë 80 akra (32 hektarë) me luledielli, plot 1.2 milionë të tilla.

“U ndjeva shumë e veçantë, s’mund të kërkoja një dhuratë më të bukur sesa kjo fushë”-tha Renne Wilson, bashkëshortja e fermerit.

Fusha masive me luledielli ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja në SHBA e më tutje, ndërkohë që atje (në Kansas) kanë mbërritur plot njerëz për të bërë foto.