Video përlotëse, babai në karrige me rrota i plotëson dëshirën të bijës 6 vjeçe për të ‘kërcyer’ së bashku

Mbi 15 vite më parë, Çarls Poter (Charles Potter) u godit nga një makinë që drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur… për pasojë, ai mbeti në një karrige me rrota. Por ky aksident që i ndryshoi përgjithmonë jetën këtij burri nga Virxhinia e SHBA-ve, nuk e ndaloi që të kishte një jetë të plotë, të bëhej bashkëshort e mandej baba i devotshëm.

Përkushtimi i tij si baba u bë viral së fundmi, në një video të postuar në rrjetin social, ku Çarls shihet të kërcejë me të bijën 6 vjeçare në një koncert të shkollës.

@rhonduhhxx They learned their dance 4 days before performing… few tweaks to accommodate her daddy. Don’t drink & drive!!#daddysgirl #daddydaunghtergoals #daddydaugtherdance ♬ Half the Man – Jennifer Smestad

Edhe pse në karrige me rrota, ky baba erdhi në shfaqje dhe kreu numrin e kërcmit me të bijën, e quajtur Sharlizë (Charlize). E shoqja regjistroi videon e kërcimit e deri më tani ajo është parë nga mbi 13 milionë njerëz.