Video, policia ndjek makinën me shpejtësi… në timon një 10 vjeçar, shkonte në qytet tjetër për të takuar nënën

Policia ka publikuar pamje të një ndjekje me shpejtësi të lartë, ndodhur në autostradën ndërshtetërore 75 në SHBA…në timonin e makinës që po ecte në mënyrë të rrezikshme, rezultoi të ishte një 10 vjeçar.

Vogëlushi kishte vjedhur makinën nga shtëpia në Buena Vista dhe ishte nisur drejt qytetit të Detroit, për të takuar nënën e tij. Distanca me makinë mes dy qyteteve është rreth 90 minuta.