Video, prej 5 ditësh Franca në kaos prej revoltave… 45.000 oficerë dalin në rrugë: Arrestohen brenda natës mbi 700 persona

Për të pestën natë radhazi, e gjithë Franca vijon të jetë e përfshirë në protesta e revolta, ndërsa ditën e djeshme 17 vjeçari i vrarë nga një oficer policie, u përcoll për në banesën e fundit.

Në total afro 2 mijë persona janë arrestuar, ndërsa në revoltat e mbrëmjes së djeshme, policia prangosi plot 719 persona. Ministria e Brendshme nxorri në rrugët e vendit afro 45 mijë forca policore për të ruajtur rendin e qetësinë edhe pse protestat vijojnë ende.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në jug të Parisit, atje ku disa persona nisën të qëllojnë shtëpinë e kryebashkiakut lokal atje, duke lënë gruan e këtij të fundit me një këmbë të thyer. Revoltuesit tentuan t’i vënë flakën banesës duke përdorur fishekzjarre.

Gruaja e kryebashkiakut të Hay-les-Roses theu tibian (kockë e madhe e këmbës, nga gjuri e më poshtë) teksa po arratisej nga shtëpia e saj duke mbajtur me vete dy fëmijët e saj 5 e 7 vjeçarë. Teksa ajo largohej, revoltuesit e qëlluan me fishekzjarre, shpjeguan autoritetet, siç raporton BBC-ja.