Një djalë i varfër nga Ebejico i Kolumbisë dhe lotët e tij të gëzimit janë bërë virale në rrjetin social, teksa 8 vjeçari ka marrë një surprizë të bukur nga shokët e shoqet e klasës. I mituri nuk kishte patur kurrë mundësinë që të festonte ditëlindjen, një ëndërr që ia bënë realitet mësuesit e fëmijët e tjerë.
“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.