Video prekëse, momenti i shpëtimit të një foshnje nga zonat e përmbytura në Greqi

Këto janë çastet kur një punonjës i ekipeve të shpëtimit nxjerr nga një shtëpi e përmbytur në Thesali, një foshnje të vogël.

Falë Zotit foshnja ishte mirë me shëndet, ndërsa në video dëgjohen të qarat e nënës që ndodhej në një varkë së bashku me fëmijët e saj të tjerë.