Video, restoranti në Nju Jork kthehet në një “kështjellë akulli”

Një restorant në brigjet e liqenit Erie i hapi dyert e biznesit edhe pse vetë godina ishte kthyer veshur plotësisht nga një mantel akulli.

Pamjet e restorantit në Buffalo të Nju Jorkut, e cila duket si një kështjellë akulli, kanë tërhequr vëmendjen e medias lokale.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një godinë të veshur tërësisht nga akulli. Në zonën atje ka rënë më shumë se një metër dëborë.