Video, Tirana përfshihet nga rrebeshe të dendura të shiut e breshërit

Kryeqyteti është përfshirë këtë të premte (13 shtator) nga reshjet e dendura. Veç shiut për disa momente është vënë re dhe prezenca e breshërit, siç mund të shikoni në videon e mëposhtme.

Pas një vere të gjatë dhe të nxehtë, duket se këto ditë të shtatorit kanë ‘rikthyer’ vjeshtën. Gjatë dy ditëve të fundit temperaturat kanë rënë, në veçanti këtë të premte. Parashikohet nga meteorologët që moti me rrebeshe e shi të vijojë përgjatë gjithë kësaj dite.