Një tornado me shpejtësi ere në mbi 130 milje për orë ka sjellë dëme të konsiderueshme në “Palm Beach” të Florida-s, teksa disa makina në rrugën e vorbullës kanë “fluturuar” në ajër për disa metra.
Një sërë videosh të kryera nga qytetarët e mandej postuar nga media amerikane, tregojnë pikërisht momentet kur makinat ngrihen në ajër si pasojë e furisë së tornados.
Fatmirësisht nuk ka patur jetë të humbura si pasojë e tornados. Disa persona janë lënduar.