Video virale, një goditje perfekte… nga një tifoz futbolli

Një tifoz ka realizuar një goditje perfekte gjatë pushimit të një ndeshje futbolli mes San Jose Earthquakes dhe Portland Timbers. Në 15 minutëshin e pushimit po mbahej një konkurs se kush mund të godiste topin sa më pranë pikës së mesfushës, një goditje që do të duhej të realizohej nga zona e rreptësisë.

Një prej pjesëmarrësve, arriti të kalibrojë në mënyrë perfekte goditjen, duke e çuar topin pikërisht në pikën e mesfushës.