Video virale, spikerja e lajmeve në BBC del në transmetim duke ngritur gishtin e mesit

Spikerja e lajmeve në BBC Mariam Moshiri, me siguri ka përjetuar një ndër momentet më të sikletshme të karrierës së saj, teksa aksidentalisht gjatë një transmetimi live, u filmua duke ngritur gishtin e mesit.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në edicionin e të mërkurës në mesditë. Teksa bëhej gati për të dhënë lajmet, spikerja ngre gishtin e mesit, ndërsa transmetimi hyn live dhe kap momentin. Gazetarja menjëherë ul dorën dhe ndryshon “360 gradë” qëndrimin e shprehinë e saj të fytyrës.