Shumë raste të humbura, përfshi dhe një penallti në minutën e 30’… por në fund të 90 minutëshit kombëtarja kuqezi ka mundur të rrokë një fitore të rëndësishme ndaj kombëtares së Ishujve Faroe.
Në minutën e ’19 një diagonale perfekte e Bajramit e çoi kombëtaren tonë drejt avantazhit.
Në minutën e 30-të, Shqipëria mundi të marrë një penallti, e cila u godit nga Cikalleshi.
Sulmuesi i kuqezinjve gaboi, duke mos e dyfishuar rezultatin. Në minutat shtesë të pjësës së parë, do të ishte kundërshtari ai që do të shënonte me një goditje me kokë.
Pjesa e dytë e ndeshjes u dominua nga kuqezinjtë. Kristian Asllani shkarkoi të majtën e tij në fill të pjesës së dytë, duke realizuar një gol spektakolar.
Të shumta qenë rastet për kuqezinjtë, por edhe për rivalët, të cilët nuk mundën të finalizojnë raste të pastra.
Në përfundim të pjesës së dytë, ndeshja u përmbyll me një tjetër gol të kuqezinjve nga ana e Ernest Muçi