Një ngjarje trishtuese dhe e rëndë ka ndodhur së fundmi në Vlorë, atje ku një i mitur 5 vjeçar është shtypur nga një frezë që përdoret për të punuar tokën. 5 vjeçari ka marrë lëndime serioze dhe rrezikon jetën. Familjarët e kanë nisur të miturin me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe kanë bërë thirrje për ndihmë për dhurim gjaku.
Kushdo që dëshiron të ndihmojë të miturin me dhurimin e gjakut, mund të kontaktojë familjarët e këtij të fundit. Grupi i gjakut nuk ka rëndësi.