Vlorë: 56 vjeçari ndërron jetë në banesën e tij në Selenicë si pasojë e shpërthimit të sobës me gaz

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi u regjistruar këtë mëngjes në Selenicë të Vlorës. 56 vjeçari Durmish Gllucaj ndërroi jetë rrugës për në spital pas marrjes së lëndimeve serioze nga shpërthimi i një sobe të vogël gazi në oborrin e banesës.

Fillimisht u dyshua se në oborr ishte vendosur një lëndë plasëse, por më vonë policia sqaroi se ajo që ka shpërthyer ka qenë një sobë me gaz. Fqinjët e të ndjerit deklaruan për median se viktima ishte thuajse i verbër. Ai ka qenë i vetëm kur ka shkuar në oborr, atje ku veç sobës mbante edhe gjënë e gjallë.

Selenicë, Vlorë/Informacion shtesë

Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj, ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj. 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.