Vlorë, çifti i të moshuarve humb jetën pas rënies në kontakt me energjinë elektrike

Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Resulaj të Vlorës, atje ku dy të moshuar kanë humbur jetën.

Viktimat E.Z 80 vjeç e M.Z 75 vjeç, burrë e grua, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike brenda shtëpisë së tyre.

 “Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45,  shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur  në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.