Vlorë, gjendet i pajetë një i moshuar 76 vjeçar, detajet e para

Një i moshuar 76 vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në Vlorë, në lagjen “Kushtrimi”.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.