Vlorë: Ndezi zjarr në oborrin e banesës, i moshuari digjet aksidentalisht

Një 74 vjeçar ka përfunduar në spitalin e Vlorës pasi është ndjekur aksidentalisht nga një zjarr që ka ndezur po vetë në shtëpinë e tij. Sipas autoriteteve, i moshuari ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ dhe po vetë është djegur prej flakëve.

Pas dërgimit të tij në spitalin e Vlorës, mjekët e kanë dërguar 74 vjeçarin në Tiranë, në spitalin e Traumës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.