Vlorë, një delfin me gjatësi 2.8 metër gjendet i ngordhur në plazhin e Vjetër

Një delfin me gjatësi thuajse 3 metër e peshë afro 500 kilogramë, është gjetur i ngordhur në bredetin Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Delfini me moshë afro 25-30 vjeç i seksit mashkull, dyshohet se ka ngordhur pasi është goditur nga helikat e mjeteve lundruese. Dëmtime në trupin e delfinit janë dalluar në pjesën e pasme të gjitarit, atje ku duken qartë shenja të goditjes së helikës.