Në reanimacionin e spitalit të Tiranës. Qëndron këtu prej mëse një jave. Në vend të lodrave Dante ka pranë vetes aparaturat. Ai është veçse 4 vjeç e s’mund të kuptojë se përse gjithë këto aparatura qëndrojnë pranë tij.
Zemra e vogëlushit është e sëmurë. Dante është prekur nga një sëmundje e rëndë që rrezikon t’ja marrë jetën. Deri një javë më parë ai mund të luante, të hidhej, të kërcente e të vraponte nëpër shtëpi. Por tani 4 vjeçari qëndron i lidhur në shtratin e spitalit. E teksa lotët i mbushin faqet, vogëlushi thotë këtë fjalë me të vërtetë përlotëse…
Zemra e Dantes është e zmadhuar. Gjendja e tij është kritike. Rrahjet e zemrës mund të ndalojnë njëherë e përgjithmonë. 4 vjeçari duhet të niset urgjentisht për mjekim të specializuar jashtë shtetit. Familja e vogëlushit nuk i ka mundësitë ekonomike. Ata po luten për ndihmën e shqiptarëve, luten për shëndetin, jetën e vogëlushit.