Prej mëse dy javësh dergjet në shtratin e spitalit, në repartin e reanimacionit. Është veçse 7 vjeç e po lufton me vdekjen. Mbi kokën e Jorsilit qëndron i vëllai i vogël dhe gjithë familja, të cilët qajnë e thërrasin 7 vjeçarin.
Gjendja e Jorsilit është kritike. Vogëlushi ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë shtetit.
Në pamundësi për t’i bërë ballë kostos së lartë financiare, nëna e babai i vogëlushit i luten shqiptarëve për ndihmë, për t’i dhënë një shans për jetën djalit të tyre.