Eriziana është 9 vjeçe dhe banon në Korçë. Prej kohësh tanimë, ajo ndodhet e shtruar në spitalin e kryeqytetit, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe duke duruar dhimbje të forta. Vogëlushja është prekur nga tumori në zorrën e hollë. Shanset për ta shpëtuar jetën e vogëlushes në vend janë të pakta. Shpëtimi i vetëm për të është dërgimi për kurim jashtë shtetit. Por prindërit e vogëlushes nuk kanë asnjë mundësi ekonomike dhe u luten e përgjërohen për ndihmë shqiptarëve zemërmirë.
Shëndeti i 9 vjeçares vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Koha nuk pret për vogëlushen e cila ka nevojë urgjente për t’u nisur jashtë shtetit. Deri më tani ajo i është nënshtruar dy ndërhyrjeve, por sëmundja ende vijon t’i rrezikojë seriozisht jetën.