Vogëlushja e shpëtuar prej tërmetit në Turqi, ribashkohet pas mëse një muaji me të ëmën

Gizem (mister në turqisht) u ribashkua më së fundmi me të ëmën, 57 ditë pasi vogëlushja u nxorr e gjallë nga rrënojat e tërmetit në shkurtit në Turqi.

Lajmin e ka përcjellë përmes një videoje mjaft prekëse ministrja e familjes dhe shërbimeve sociale Derya Yanik, e cila ndihmoi në ribashkimin e nënës me të bijën, tashmë 3 muajshe e gjysëm.

Gizem, emri i vërtetë i të cilës është Vetin Begdas, u nxorr nga rrënojat 128 orë pas rënies së tërmetit. Vajza u dërgua në spital dhe ishte një ndër qindra fëmijët, identiteti i të cilëve nuk ishte mësuar në ato ditë kaosi e dhimbje.

Tashmë pas një testi ADN-je, fëmija u dërgua në krahët e të ëmës (Yasemin Begdas), e cila është ende e shtruar në spitalin në Adana.

Kur ekipet e shpëtimit e nxorrën vogëlushen nga rrënojat, panë se foshnja nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Fatkeqësisht babai i vogëlushes dhe dy vëllezërit e saj humbën jetën prej tërmetit. Të vetmit që i mbijetuan tragjedisë me mbi 50 mijë viktima, ishin nëna dhe e bija.