Zbulohet fosili i një zvarraniku 5 metra të gjatë që i përngjan një “dragoi”

Fosili i një zvarraniku 5 metër të gjatë është publikuar së fundmi nga ana e Muzeut Kombëtar të Skocisë. Fosili i përket një zvarranikut të epokës Triasike dhe u identifikua fillimisht në vitin 2003. Pas afro 10 vitesh punë mbi këtë lloj zvarraniku, shkencëtarët mundën të gjejnë fosilet për të portretizuar kafshën në totalitetin e tij siç tregon dhe foto e mëposhtme.

Kafsha është quajtur Dinocefalosaurus orientalis dhe i përngjan një ‘dragoi’ të mitologjisë kineze.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh nfa Skocia, Gjermania Amerika e Kina u morën me studimin e fosilit dhe përfundimet e tyre i publikuan në revistën “Earth and Environmental Science Transactions of the Royal Society of Edinburgh”.

“Fosili ofron specien të plotë, nga koka tek këmbët. Kafsha është mbledhur grusht dhe të kujton imazhet e dragoit kinez”-tha Dr. Nick Fraser, nga Muzeu i Skocisë.

Fosili u gjet pjesë pjesë në vitin 2003 nga ana e një paleontologju kinez i quajtur Li Chun. Profesori po vizitonte një fshat të vogël në lindje të Kinës kur pa formën e një vertebre të ‘skalitur’ në gur. Fermerët e zonës i treguan më tutje studiuesit se kishte të tjera copa guri të ngjashme me to. Bashkimi i këtyre copëzave solli pas afro 10 vitesh punë, zbulimin e krijesës 240 milionë vjeçare