Një tunel i fshehtë është zbuluar së fundmi në Piramidën e madhe të Gizës. Njoftimi është bërë publik nga ana autoriteteve egjiptiane ndërsa arkeologët janë shprehur se bëhet fjalë për një zbulim madhor.
Tuneli rezulton të jetë i gjatë 9 metra dhe ndodhet pas hyrjes kryesore në superstrukturën e piramidës. Piramida e Kufut është ndërtuar rreth viteve 2500 para erës sonë dhe për afro 3800 vita ka qenë struktura më e lartë (146.6 metër) e ndërtuar nga dora e njeriut (derisa u ngrit Kulla Eifelit).
Mostafa Waziri, drejtuesi i këshillit të lartë të antikitetit në Egjipt, u shpreh përpara gazetarëve se tuneli me gjasë mund të jetë ndërtuar si një veçori funksionale arkitekturore për të lehtësuar peshën e piramidës…ose si një dhomë e sekrete e cila mbetet ende për t’u zbuluar.