Zgjedhjet në Britani: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh në opozitë me një fitore spektakolare

Pas 14 vitesh në pushtet, Partia Konservatore në Britani ka pësuar një humbje dramatike në zgjedhjet e kësaj jave, duke u mundur nga Partia Laburiste.

Laburistët me në kryer Keir Starmer, do të vijnë në pushtet me një maxhorancë të fortë në parlament dhe pas afo 15 vitesh qëndrimi në opozitë.

Kryeministri i  ardhshëm i Britanisë Starmer tha se “një mandat i tillë vjen me përgjegjësi të mëdha”

Starmer foli në orët e agimit, atëherë kur u bë fare e qartë që Partia Laburiste kishte fituar me një diferencë të madhe nga një lumë votash që pikë së pari ndëshkuan Konservatorët.

“Ne do t’i japim njerëzve dritën e shpresës, e zbehtë në dukje të parë, por e fortë përgjatë ditës”-tha kryeministri i ardhshëm.

Ndërkohë Rishi Sunak, lideri konservator, pranoi humbjen dhe tha se votuesit “dhanë një vendim kthjellues”.

Partia Laburiste ka fituar më shumë se 410 ulëse në parlament (dhomën e ulët, house of commons), me një shtesë prej 211 vendesh nga zgjedhjet e kaluara.

Konservatorët kanë humbur plot 250 vende në parlament, duke marrë veçse 120 ulëse.

Parlamenti britanik ka 650 vende, e teksa fitorja e Laburistëve është historike, humbja e Konservatorëve rezulton të jetë më e thella në dekadat e fundit.