Zhduket 23 vjeçarja shqiptare në Greqi, autoritetet në alarm: Jeta e saj në rrezik, kush ka informacione…

Një vajzë 23 vjeçare me origjinë shqiptare, është zhdukur pak ditë më parë në Selanik të Greqisë, një ngjarje që ka alarmuar autoritetet policore atje.

Artiola Mesi është parë për herë të fundit në orët e pasdites në zonën e Harilaou, më datë 09 shtator. Denoncimin për zhdukjen e vajzës e bënë familjarët e saj, ndërsa autoritetet thonë se ka dyshime të arsyeshme se jeta e saj është në rrezik serioz.

“Artiola Meksi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ai ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen.”-thuhet në njoftim.