Zhdukja e mistershme e 56 vjeçarit në Krujë, prej 6 ditësh i humbur

Një 56 vjeçar i quajtur Edmond Veseli ka humbur prej 6 ditësh. Banor i lagjes nr.2 në Krujë, ai është parë për herë të fundit më 30 nëntor në orët e drekës, pranë gjimnazit të qytetit.

Familjarët e kanë denoncuar rastin në policinë e Krujës 24 orë pas humbjes së tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Familjarët janë shprehur se nuk ka asnjë orvatje për t’u angazhuar në kërkime konkrete për 56 vjeçarin. Vëllai i të zhdukurit ka bërë apel për ndihmë për këdo që mund të ketë informacion apo që e ka parë Edmondin.

Ai ka thënë se i vëllai nuk ka probleme e as konflikte me askënd, por celulari i tij rezulton i fikur që prej ditës që është larguar nga shtëpia.