Një apartament në një godinë banimi në Yzberisht është përfshirë nga flakët. Shtëllungat e tymit kanë mbuluar katin e pestë, teksa banorët kanë dalë prej shtëpive.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, një hekur është harruar në prizë në apartamentin që u përfshi nga flakët.
Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.