Mbi 4 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në ishujt Kanarie (Spanjë) si pasojë e zjarreve masive që kanë kapluar zonën veri-perëndimore të vendit.
Zjarri filloi herët të shtunën dhe është zgjeruar deri më tani në afro 11 mijë hektarë tokë. Një numër i shtëpive janë përfshirë nga flakët, ndërsa 400 trupa të kërkim shpëtimit janë në terren.
Fernando Clavijo, president i qeverisë rajonale të ishujve Kanarie, tha se kishte “rezistencë ndaj braktisjes së shtëpive”, por se parësore është shpëtimi i jetëve.
“Njerëzit vijnë së pari, pastaj shtëpitë, dhe më pas [fikja e zjarrit],” tha ai.