Zjarri në Tiranë, momenti kur qytetarja i shpëton flakëve duke kaluar nga një godinë në tjetrën

Paraditen e kësaj të hëne, një apartament në një godinë në “Komunën e Parisit” është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik e shqetësim për disa dhjetëra banorë aty.

Një shkëndijë elektrike u bë shkas që të nisnin flakët, ndërsa ky është momenti kur një vajzë arrin t’i shpëtojë rrezikut të zjarrit e tymit, duke kaluar nga godina e përfshirë në flakë, tek godina ngjitur.

Fatmirësisht prej zjarrit nuk është lënduar njeri, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.