Zjarri në vend grumbullimin e mbetjeve “mbulon” Vlorën në tym

Puna për fikjen e vatrave të zjarrit vijoi deri në mesnatë, ndërsa këtë të shtunë ka rinisur sërish në orët e mëngjesit. Por situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa tymi i prodhuar nga djegia e plehrave, ka pushtuar qiellin mbi plazhin e Vlorës, qendrën e qytetit si dhe zonën e Zvërnecit.

Për shuarjen e vatrave të zjarrit janë vënë në punë 10 mjete të tonazhit të rëndë, disa mjete zjarrfikëse si dhe focat e armatosura nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Mjetet e tonazhit të rëndë punojnë për të hedhur dhe në vatrat e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit shuajnë flakët që arrijnë të dalin në sipërfaqen e masivit të plehrave.

Një situatë kjo mjaft problematike, që të shtyn të dyshosh se flakët janë vënë qëllimisht. Autoritetet kanë nisur një hetm për të zbardhur ngjarjen, nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të ardhur nga dora e njeriut.

Vendgrumbullimi i plehrave në Vlorë është përfshirë nga flakët që prej mëngjesit të së premtes.

Kujtojmë se dhe një vit më parë, e njëjta gjë ndodhi në vendgrumbullimin e mbetjeve, e cila u përfshi nga flakët.