Zona më e shndritshme në grupin lokal të galaktikave

Fotoja e mësipërme i përket zonës më të shndritshme në grupin lokal të galaktikave përfshi dhe galaktikën tonë, “Rrugën e Qumështit”. Kjo është arsyeja se përse kjo zonë quhet ’30 Doradus’ ose ndryshe e njohur si Nebula e Tarantulës.
’30 Doradus’ ndodhet në një galaksi të vogël pranë tonës dhe është studiuar prej kohësh nga shkencëtarët, për të kuptuar më shumë mbi mënyrën sesi lindin e zhvillohen yjet.
Fotoja është përpiluar falë të dhënave nga teleskopi James Webb dhe Observatorit Chandra.