“Zonjë hiqni rripin e sigurimit, makina ka marrë flakë” Momenti kur oficeri policisë shpëton gruan

Një video dramatike është publikuar nga media amerikane teksa një oficer policie kryen një shpëtim heroik. Segjenti Ashley Taylor arriti në njërën prej autostradave në Georgia pas raportimit se një makinë kishte dalë nga rruga. Kur oficeri mbërrin në vendngjarje shikon se makina po lëshonte tym. Nuk vonon shumë dhe automjeti përfshihet nga flakët, teksa oficeri shpëton gruan që ndodhej brenda.