“Zot, po të pres” Pse u hodh nga dritarja 31 vjeçarja shqiptare në Itali, nënë e 4 fëmijëve

“Ditën e hënë kishte postuar në rrjetin social të fundit mesazh. Shkruante veçse “Zot, po të pres”. 24 orë më vonë, ka hapur dritaren e banesës në katin e katërt dhe prej atje është hedhur.”

Kështu raporton media italiane në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e martë (7janar) në zonën e Sampierdarena-s në Genova, atje ku dy motra shqiptare ranë nga kati i katërt i apartamentit. 32 vjeçarja e cila u hodh e para, gjeti vdekjen e menjëhershme. Në apartament, ishin dhe 4 fëmijët e saj. Pasi 32 vjeçarja është hedhur, e motra e madhe 36 vjeçare, e ka ndjekur.

Aktualisht kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Genova-s.

Tragjedia

Pas tragjedisë fshihet një dramë familjare, e cila besohet se ka qenë shtysa që 32 vjeçarja të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zhurmë e më pas kanë parë gruan në tokë, në hyrje të pallatit. Derën ia kanë hapur fëmijët fqinjëve, të cilët me të hyrë brenda kanë parë me sy momentin kur motra e madhe 36 vjeçare është hedhur. Media italiane raporton se ata fqinjë që kanë hyrë në banesë i kanë ulëritur 36 vjeçares që të mos kryejë aktin, por ajo ka ndjekur motrën e saj duke e lënë veten të bjerë nga kati i katërt. Ambulanca ka ardhur me shpejtësi dhe mjekët e emergjencës kanë mundur ta intubojnë 36 vjeçaren, për ta nisur më tutje në spital.

Kur oficerët kanë ardhur në apartament, aty gjendeshin nën shok 4 fëmijët e 31 vjeçares. Më i madhi është veçse 7 vjeç, ndërsa më i vogli ende nuk i ka mbushur 5 muaj.

Motivi

https://www.larena.it/news/italia/genova-sorelle-si-lanciano-nel-vuoto-una-muore-l-altra-grave-1.12546566Media italiane shkruan se viktima, nënë e 4 fëmijëve, ishte ndarë nga i shoqi. Në të shkuarën, ajo e kishte denoncuar disa herë atë për dhunë të vazhdueshme psikologjike. Buri ishte dënuar më herët për dhunë (psikologjike) ndaj të shoqes me burgim 8 muaj si dhe urdhër për të mos iu afruar asaj.

Ditën e premte (10 janar) dy ish bashkëshortët do të përballeshin në gjyq për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Viktima 31 vjeçare i frikësohej mundësisë se i shoqi do t’i merrte fëmijët dhe prej ditësh ndodhej në gjendje ankthi.

Tanimë do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve (4 djemtë).