Ky vogëlush që sot buzëqesh teksa bën hapat e parë në jetë, para pak muajsh përballej me një sëmundje në zemër.
Sprova e sëmundjes kishte vënë përfund familjen, ndërsa vogëlushi i quajtur Eljas duhej të merrte frymë përmes bombulës së oksigjenit.
Një realitet i hidhur për këtë familje nga Podujeva, e cila nuk i kishte mundësitë për të kuruar të birin jashtë shtetit.
Fatmirësisht, shqiptarët janë bamirës. Përmes “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe Fondacionit “Firdeus”, u mblodhën fondet e nevojshme për kurimin e Eljasit, i cili në atë kohë ishte veçse 6 muajsh.
Eljasi u kurua jashtë shtetit dhe falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Sot vogëlushi po thotë fjalët e tij të para, një prej gëzimeve më të mëdha që mund të përjetojë një prind.
Nëna e Eljasit, na tregon
“Fëmija im është shëruar, merr frymë lirshëm… është në mesin e prindërve të vet. Eljasi arriti t’i shqiptojë fjalët e para, nënë dhe baba. Ai sot luan me vëllezërit e tij dhe është shumë mirë. Unë dëshiroj të falenderoj Elvis Naçin dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, për kontributin që dhanë për djalin tim. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë juve, Zoti kurrë mos ju humbtë”