Për Kurban Bajram, Fondacioni Firdeus i ka ardhur në ndihmë një nëne me dy vajza jetime, e cila jetonte në kushte të vështira në kreqytet. Fatma Naçi i ka takuar vajzat me nënën e tyre, ndërsa kjo e fundit i ka treguar se veç Zotit, ajo nuk ka më njeri tjetër.
Fatma: Princeshat e bukura, keni dalë me mamin për te festuar Bajramin?
Vajzat: Po…
Nëna: Unë kam vetëm Allahun, njeri tjetër nuk kam më. Kam një jetë të vështirë. Ngrihem në 5 të mëngjesit, një rrogë nuk del…
Fatma i tregon nënës dhe vajzave se ka një surprizë të bukur për to, të cilën fillimisht ia tregon përmes një videoje në celular. Një banesë në të cilën mund të jetojnë nëna me dy vajzat, mbushur me ushqime, lodra e veshje të reja për vajzat.
Nëna e vogelusheve shpërthen në lot gëzimi… shikoni këtu momentet e bukura