Zveçan: KFOR nis të heqë telat me gjemba, serbët bllokojnë qarkullimin e një makine të policisë së Kosovës

Pjesëtarë të misionit paqeruajtës së NATO-s në Zveçan, janë parë këtë të hënë të heqin një pjesë të telave me gjemba, vendosur për të rritur perimetrin e sigurisë një ditë pas përplasjes së ashpër që ndodhi javën e kaluar.

Ndërkohë po në Zveçan, protestues serbë kanë ndaluar për disa minuta qarkullimin e një automjeti të policisë së Kosovës. Makina më pas ka mundur të lëvizë me ndihmën e oficerëve të KFOR-it.

Ditët e fundit në komunat verionë në Kosovë, situata ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që Brukseli e SHBA-të kanë shtyrë palët që të gjejnë zgjidhje emergjente për qetësimin e tensioneve të javës së shkuar.