Një vajzë e re me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër.
E reja e identifikuar si Vitesa Kukalaj ishte 27 vjeçare dhe me origjinë nga Deçani.
Ende mister rrethanat e vdekjes së Kukalajt, ndërsa policia e prokuroria po e hetojnë rastin si vdekje e dyshimtë.
Lajmin për humbjen e 27 vjeçares e kanë pohuar dhe familjarët e viktimës në rrjetin social.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë.
Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh.
E pamja vazhdon dy dit pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar.
Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes.