Një 25 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik në Kretë të Greqisë fqinje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa i riu udhëtonte me motorin e tij në rrugën drejt Arkadi-t.
Për arsye ende të paqarta, 25 vjeçari ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.
Sipas informacioneve paraprake të përcjella nga media vendase, i riu nuk kishte vendosur në kokë një kasketë/skafandër.
25 vjeçari është transportuar në spitalin më të afërt, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë për të. I riu është shpallur i vdekur pak pas mbërritjes në spitalin Rethymnon.