28 vjeçari humbi jetën në kantierin e ndërtimit, shpallen në kërkim pronari, administratori e inxhinieri

Emiljano Frroku sapo kishte nisur turnin e punës rreth orës 7:30 të mëngjesit të së enjtes në një kantier ndërtimi në Shëngjin, kur fatkeqësisht humbi jetën duke rënë nga lartësia. 28 vjeçari ishte ngjitur në katin e 9-të të godinës në ndërtim dhe po montonte vinçin, kur papritur vinçi ka rënë së bashku me të riun.

28 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme pas rënies nga lartësia e konsiderueshme. Nga të dhënat e mësuara së fundmi nga hetimi, Emiljano rezulton se punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar.

Për ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim tre persona, pronari firmës me inicialet L.D, administratori me inicialet M.B si dhe inxhinieri L.H. Policia ka nisur dhe hetim në gjendje të lirë për një shtetas kosovar që bënte punimet.

Të shpallurit në kërkim akuzohen për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim pa leje në bashkëpunim.