Policia ka shpallur në kërkim një 56 vjeçar nga Lushnja, i cili akuzohet për krime kibernetike. 56 vjeçari me inicialet I.Ç kishte hapur një profil fals në rrjetet sociale dhe aty shtirej si një vajzë në moshën 26 vjeçare.
Burri nga Lushnja përmes profilit të rremë komunikonte me persona të ndyshëm dhe u kërkonte foto intime.
Pasi është identifikuar, burri është shpallur në kërkim nga autoritetet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 56 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.