Sonda solare Parker është pranë një hapi kilometrik për shkencën teksa bëhet gati t’i afrohet më shumë se çdo sondë tjetër, yllit të sistemit tonë, Diellit.
Sonda do të tentojë të afrohet në atmosferën e jashtme të Diellit e do të duhet të përballojë temperatura mijëra gradë celsius e rrezatim të niveleve të jashtëzakonshme. Një orvatje e tillë kryhet për të analizuar më në thellësi Diellin dhe mënyrën sesi ylli funksionon.
Doktor Nikola Foks (Nicola Fox), drejtues i departamentit shkencor në NASA, i tregoi BBC-së se “për shekuj njerëzit kanë studiuar Diellin, por atmosferën e një vendi nuk e përjeton dot kurrë nuk e viziton më parë”.
Sonda akutalisht po kryen një fluturim të komanduar në atmosferën e jashtë të Diellit. Komunikimi me sondën ka humbur për shkak të rrezatimit ekstrem dhe pritet që sinjali të rikthehet më 28 dhjetor, gjithmonë nëse sonda arrin t’i mbijetojë kushteve tepër të vështira me të cilat përballet.
Sonda diellore Parker u lëshua nga toka në vitin 2018 dhe ka udhëtuar mbi 140 milionë kilometra për t’ju drejtuar Diellit. Kjo është një foto e shkrepur nga aparati i montuar në sondë. Foto është shkrepur në një distancë prej 27 milionë kilometrash nga sipërfaqja e Diellit.
Sonda do të tentojë të afrohet në një distancë prej 6.2 milionë kilometrash nga sipërfaqja e Diellit. Një distancë e tillë mbase mund të mos duket e afërt, por duke patur parasysh madhësinë e frikshme të Diellit i cili mund të mbajë brenda vetes 1 milionë planete si yni…
Doktor Parker e shpjegon duke dhënë këtë perspektivë.
“Ne jemi 93 milionë milje larg Diellit, por nëse Dielli e Toka do të ishin 1 metër larg njëra-tjetrës, atëherë sonda Parker do të ishte 4 centimetra larg Diellit. Pra jemi kaq shumë afër”
Për të përballuar temperaturat mbi 1400 gradë celsius dhe një nivel rrezatimi të aftë për të shkatërruar çdo lloj pajisje elektronike, Sonda solare Parker është e pajisur me një mburojë të teknologjisë së lartë, e trashë 11.5 centimetër dhe e përbërë nga një kompozitë prej karboni. Qëllimi i shkencëtarëve është që ta afrojnë sondën si kurrë më parë kaq afër dhe ta largojnë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
E për ta bërë këtë, veç teknologjisë komplekse të komandimit të sondës, në ‘lojë’ hyn dhe shpejtësia me të cilën udhëton aktualisht sonda. Parker fluturon tanimë me një shpejtësi prej afro 700,000 km/h. Nëse do të udhëtonim në Tokë me këtë shpejtësi, distanca mes Londrës e Nju Jorkut do të mund të kryhej në më pak se 30 sekonda.
Shpejtësia e jashtëzakonshme e arritur e sondës, vjen falë fuqisë masive gravitacional të Diellit, e cila tërheq fuqishëm sondën duke i dhënë asaj shpejtësi.
I gjithë qëllimi i kësaj orvatje, është për të kuptuar një prej mistereve më të mëdha të Diellit, atë që njihet si korona e saj, dhe përse kjo atmosferë e jashtme e Diellit është kaq shumë e nxehtë.
“Korona e Diellit është shumë shumë e nxehtë dhe ne nuk ia kemi idenë se përse është kështu. Sipërfaqja e Diellit ka një temperaturë prej afro 6 mijë gradësh celsisus, por korona e tij, kjo atmosferë e jashtme e diellit që ne mund ta shohim gjatë eklipseve në tokë, arrin në temperatura deri në miliona gradë celsius”- shpjegon doktoreshë Xhenifer Millard (Jenifer Millard), astronome.
Veç këtij misteri, misioni i sondës është që të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë erën diellore, “shpërthimet” e të cilës bëhen shkas për krijimin e aurorave në tokë por edhe për dëmtimin e pajimeve elektronike