Një aksident ndodhi këtë të hënë në rrugën e re të Ersekës, ku një makinë e tipit ‘benz’ ka dalë nga rruga e është përplasur me barrierën anësore.
Siç shihet edhe nga foto, mjeti ka dalë nga rruga, por ka ngecur në barrierën mbrojtëse, duke shmangur kësisoj rënien nga një lartësi prej disa metrash e cila mund të rrezultonte fatale.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrin e drejtuesit të automjetit dhe një pasagjeri. Të dy fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.