Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të hënës në një rrugë periferike të Perivolit, në Jug të Korfuzit. Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Media greke raporton se makina që drejtohej nga 39 vjeçarja me inicialet A.R, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Ende e paqartë dinamika e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan oficerë të policisë, autoambulanca e një ekip i zjarrfikësve.
39 vjeçarja fatkeqësisht ka vdekur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina e shkatërruar.
Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.