Alani 3 muajsh niset për kurim falë shqiptarëve, babai:  Ju falenderojmë nga thellësia zemrës

Prej sa ka jetë, Alani qëndron në këtë inkubator xhami, me gjëndjen shëndetësore që sa vinte e rëndohej.

Falë bamirësve shqiptarë, Alani më në fund ka dalë për herë të parë nga dera e spitalit dhe i është drejtuar Italisë fqinje, ku do të kurohet e mjekohet. Të gëzuar dhe të lehtësuar se më në fund ka shpresa, prindërit e Alanit falenderojnë të gjithë shqiptarët që iu bashkuan bamirësisë për djalin e tyre.

“Sot nisemi me Alanin për Itali. Ndihemi të qetë, sepse po i japim mundësinë djalit tonë që të dalë prej intubimit. “-thotë nëna e Alanit.

“Dua të falenderoj te jithë shqiptarët, Elvis Naçin, Fondacionin tuaj, që bënë të mundur në kohë rekord nisjen e Alani drejt Italisë, duke i dhënë një shans shumë të madh që të vijë shëndoshë e mirë. Ju faleminderit shumë, ju falenderoj nga thellësia e zemrës. Besoj se Alani shumë shpejt do të jetë në krahët tonë.”-thotë babai i vogëlushit.

Alani doli me inkubator nga dera e spitalit e ne i lutemi Zotit që në rikthimin e tij, ky vogëlush të lërë pas vuajtjet e të jetë në krahët e nënës e babait.