Burrë e grua shkojnë për peshkim… nxjerrin nga uji një kasafortë me 100,000 dollarë

Një çift nga Nju Jorku të cilët kishin shkuar për të peshkuar në ujë përmes magnetëve, duket se kanë patur ditën e tyre më me fat në momentin kur nga uji doli një kasafortë e vogël.

Në brendësi të saj kishte plot 100 mijë dollarë. Barbie e James njoftuan policinë dhe pas verifikimeve të këtyre të fundit nuk rezultoi se objekti ishte shpallur i humbur. Kësisoj policia njoftoi çiftin që mund t’i mbante paratë.

Çifti ka ndërmend që t’i dërgojë shumë prej parave të dëmtuara në Byronë e Gdhendjes e Printimit të parave në Uashington, në mënyrë që të rimarrë shumën e cash-it të papërdorshëm.