Antarktida është shkretëtira më e madhe e globit. E mbuluar thuajse e gjitha me një shtresë të madhe akulli, nëse ky i fundit do të shkrinte i gjithi do të ngrinte me 4 metër nivelin e të gjithë oqeaneve e detrave në glob.
Prej kohësh shkencëtarët punojnë në këtë kontinent të pabanuar, në orvatje për të mësuar mbi të shkuarën e Antarktidës, që të mund të parashikojnë të ardhmen e saj. Studiuesit kanë kryer një sërë ekspeditash shpimi në akull e gur, për të hedhur dritë mbi të shkuarën. E për këtë ovatje, ndihmojnë këto mikroorganizma të fosilizuara, të njohura si Diatomat.
Me madhësinë e një fije floku, diatomat janë alga fotosintetike që jetojnë në zona ujore në të gjithë globin. Forma e tyre, e vëzhguar në teleskop, është me të vërtetë mbresëlënëse. Shkencëtarët e përdorin diatomin për të datuar gurët e akullin përreth Antarktidës, në mënyrë që të kuptojnë mbi të shkuarën e kontinentit.
Për të parë pamjet video, klikoni KETU